Shkolla e Bogës rrezikon të mbyllet / Kryetari i fshatit: Kanë mbetur vetëm 12 nxënës, ka ndikuar emigrimi
Nëse në qytet numri i nxënësve në shkolla po ulet nga viti në vit, në fshatrat malor në Malësinë e Madhe, dyert e disa shkollave rrezikojnë të mbyllen.Në shkollën 9-vjeçare të Bogës kanë mbetur gjithsej 12 nxënës, nga vite më parë kur ky institucion numëronte rreth 150 nxënës. Kryetari i fshatit Bogë, Palok Gegaj, thotë se dhjetra familje kanë emigruar drejtë vendeve të europës gjë e cila ka ndikuar direkt në uljën e numrit të nxënësve.
Ulja e numrit të nxënësve ka filluar të ndihet në shumë fshatra të thellë të vendit, ku dhjetra shkolla janë mbyllur. Por reduktimi i nxënësve po ndihet edhe në zonat urbane, pasi çdo vit mësuesve po iu reduktohen orët e mësimit dhe shpesh hërë për të plotësuar normën mësimore japin mësim në më shumë se dy shkolla.