Shkolla e Magjistraturës/ Gjykatësit e prokurorët e rinj trajnohen për krimet mjedisore
Në vend ka një praktikë të varfër gjyqësore për trajtimin e çështjeve mjedisore si dhe formimi i magjistratëve për këtë temë është i mangët. Për ngritjen e një brezi magjistratësh të përgatitur dhe me kapacitetet e duhura për gjykimin e çështjeve mjedisore, në kurrikulën e shkollës së Magjistraturës pjesë e studimeve është bërë dhe Legjislacioni Mjedisor…
Krimet kundër mjedisit janë të një sërë formash, nga më të lehtat deri në ato më të rëndat si kontrabanda e lëndëve kimike të rrezikshme apo përpunimi, ruajtja dhe hedhja e mbetjeve ku të përfshira janë edhe organizata kriminale.
Për të ndihmuar në trajtimin dhe gjykimin e çështjeve në shkollën e Magjistraturës me mbështetjen e OSBE, pjesë e kurrikulës do të jetë tjetër këtë vit edhe kursi për Legjislacionin Mjedisor dhe mekanizmat detyrues për zbatim në mbrojtjen e mjedisit.
Fillimi i kursit u përshëndet nga drejtuesi i shkollës së Magjistraturës dhe kryetari në detyrë i prezencës së OSBE-së.
Për vitin 2022, prokuroria e Përgjithshme raportoi ulje të procedimeve penale të dërguara në gjykatë për krime mjedisore, ndërsa Tirana, Elbasani dhe Shkodra janë 3 qytetet me numrin më të lartë të procedimeve që lidhen me ndotjen e ajrit, ujërave dhe tokës.