Shkolla “Ndoc Mazi”, një shekull jetë/ Institucioni i dijes i çeli dyert me 28 shtator 1923
Me një historik të pasur, shkolla e ciklit 9-vjeçar “Ndoc Mazi” në Shkodër festoi 100-vjetorin e krijimit të saj. Festës iu bashkuan veç stafit aktual dhe nxënësve të saj edhe figura e personalitete të shquara që kjo shkollë ka nxjerrë prej një shekulli ekzistencë.
Dokumente historike, regjistra të vjetër, fotografi nga aktivitete të ndryshme përgjatë historisë ishin të ekspozuara në hollin e shkollës.
Mësues të shumtë kanë kontribuar në këtë shkollë përgjatë viteve të saj.
Prefektja e Shkodrës Majlinda Angoni, si një ish-nxënëse e shkollës “Ndoc Mazi” ka kujtime të shumta prej kësaj shkolle.
100-vjetorin e krijimit të shkollës e përshëndeti edhe drejtuesi i DRAP Lezhë.
Shkolla “Ndoc Mazi” çeli dyert e saj më 28 shtator 1923 dhe që nga ajo kohë ky institucion i dijes ka patur një rol të rëndësishëm në formimin dhe edukimin e brezave të shoqërisë.