Shkollave artistike dhe sportive u jepet status i veçantë, Manastirliu: Mbështetje buxhetore për rritjen e performancës
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu bëri me dije pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave vendimin për dhënien e statusi të veçantë për shkollat artistike dhe sportive.
Manastirliu sqaroi se në këto shkolla janë mbi 2700 nxënës që do përfitojnë, ndërsa shton se këto shkolla do jenë si qendra ekselence.
Po ashtu, Manastirliu bëri me dije se në mbledhje një tjetër vendim u mor për shkollat speciale, për personat me aftësi të kufizuara, të cilat do të transformohen në qendra burimore.
“Vendimi Këshillit të Ministrave për të transformuar institucione arsimore me orientim artistik dhe sportiv. Status i veçantë sipas kritereve për shkollat artistike dhe sportive.
Studentët kurrikul të posaçëm dhe organizim specifik. Statusi i veçantë për burimet financiare dhe kapaciteteve. Në këto shkolla mbi 2700 nxënës që përfitojnë. Shkolla që janë me tradita dhe kërkojmë ti fuqizojmë.
Duke iu përshtatur kritereve dhe kërkesave që ne duhet të plotësojmë. Liceu artistik apo shkolla e baletit, do kenë mundësi të riorganizohen duke përfituar statusin e veçantë dhe do kenë dhe një mbështetje të dedikuar buxhetore për të rritur performancë, cilësinë dhe për të shtuar interesin e nxënësve për të qenë pjesë e këtij arsimi të orientuar.
Shkollat me orientim artistik dhe sportiv do jenë si qendra ekselence”, tha Manastirliu.