Shkollë pas e mesme në Lezhë / Brenda këtij viti do të hapet institucioni arsimor 2-vjeçar për pasuri të paluajtshme

dy vjet pas
Lezha do të ketë një shkollë pas të mesme 2-vjeçare për pasuri të paluajtshme.Ky institucion arsimor do të funksionojë si pjesë e shkollës profesionale “Kolin Gjoka”, ndërsa hapja e saj vjen si një nevojë e tregut për punonjës të kualifikuar. Konfirmimi ka ardhur nga drejtori i Shkollës Profesionale “Kolin Gjoka”, Bardh Dedgjonaj, sipas të cilit kërkesa është miratuar nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë dhe brenda këtij viti shkolla do të jetë në dispozicion të nxënësve.
Arsimi profesional në Lezhë po merr gjithnjë e më shumë vëmendjen e të rinjve, ndërsa degët më të kërkuara janë hoteleri-turizmi dhe teknologjia-ushqimore, pasi dhe kërkesat për punë në këto drejtime janë më të shumta.