Shkollë për guida turistike/18 studentë të regjistruar këtë vit në këtë degë
Interesi për të vizituar Shqipërinë është rritur ndjeshëm vitet e fundit
kjo ka bërë që vëmendjen ndaj turizmit t’a kthejnë edhe institucionet arsimore.
Prej pak vitesh në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” është hapur programi i ri i studimit me karakter profesional “Guidë turistike” i cili ka kohëzgjatje 2 vjeçare.Orët mësimore nuk janë të mjaftueshme për të marr diplomën, mbi të gjitha në këtë fushë do ti kushtohet rëndësi praktikës thotë profesori i praktikës Shkëlqim Tuzi. Me diplomimin në këtë program studimi studentët kanë mundësi të shumta punësimi në një nga
sektorët e ekonomisë me të rëndësishmit e vendit tonë, siç është sektori i turizmit.