Shkon mbi 8 mijë, numri i personave të vrarë në Gaza
Të paktën 8,525 njerëz janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza midis këtyre personave 3,542 janë fëmijë dhe 2,187 gra si dhe 130 punonjës të kujdesit shëndetësor.
Ndërkaq, Hamasi pretendon se ka vrarë një ushtar izraelit në Gaza. Kanalet e Telegramit të operuara nga Hamasi dhe Xhihadi Islamik Palestinez përshkruajnë luftimet në Gaza si të ashpra dhe në orët e fundit, krahu i armatosur i Hamasit – brigadat Al Qassam – thonë se kanë vrarë një ushtar izraelit dhe shkatërroi dy automjete që përpiqeshin të lëviznin më tej në veri-perëndim të Gazës
Brigadat Al Quds, krahu i armatosur i Xhihadit Islamik Palestinez, gjithashtu thonë se kanë sulmuar dy grupe trupash dhe automjetesh izraelite me predha mortajash pranë Erez dhe Al-Atatra në veri-perëndim të Gazës.
Në fillim të këtij muaji – përpara se të fillonte operacioni tokësor në shkallë të gjerë – Izraeli konfirmoi se një nga ushtarët e tij ishte vrarë gjatë një bastisjeje brenda Rripit të Gazës.