Shkon në 12 numri i viktimave në Malin e Zi. Qeveria shpall 3 ditë zie

viktimave në Malin e Zi

Ka shkuar në 12 numri i viktimave, mes të cilëve edhe dy fëmijë, gjatë të shtënave me armë në një lokal në Malin e Zi.

“12 persona u vranë, duke përfshirë dy fëmijë”, tha për mediat prokurorja Adriana Nastic.

Sulmuesi ishte një burrë 45-vjeçar, i cili nën ndikimin e alkoolit qëlloi dhe vrau gjithsej dhjetë persona, duke përfshirë dy fëmijë, dhe plagosi katër të tjerë gjatë një debati në një restorant në jug të Malit të Zi  më 1 janar.

Pas ngjarjes, autori vrau veten pasi u rrethua nga policia. Tragjedia ndodhi brenda një restoranti në fshatin Baice, pranë qytetit të Cetinjes.

Sipas kreut të policisë Lazar Scepanoviç, autori pasi kishte konsumuar sasi të madhe alkooli, shkoi në shtëpi dhe mori armën, për të hapur më pas zjarr ndaj klientëve.

Më pas, autori i armatosur shkoi në tre vende të tjera, ku vrau gjashtë persona të tjerë, duke përfshirë një anëtar të familjes së tij, pronarin e restorantit dhe dy fëmijët e këtij të fundit, 10 dhe 13 vjeç.

Për ngjarjen, kryeministri Miloko Spaits bëri të ditur se do të shpallet tri ditë zie kombëtare, nga sot e enjte deri të shtunën pasnesër.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.