Ka shkuar në 12 numri i viktimave, mes të cilëve edhe dy fëmijë, gjatë të shtënave me armë në një lokal në Malin e Zi.
“12 persona u vranë, duke përfshirë dy fëmijë”, tha për mediat prokurorja Adriana Nastic.
Sulmuesi ishte një burrë 45-vjeçar, i cili nën ndikimin e alkoolit qëlloi dhe vrau gjithsej dhjetë persona, duke përfshirë dy fëmijë, dhe plagosi katër të tjerë gjatë një debati në një restorant në jug të Malit të Zi më 1 janar.
Pas ngjarjes, autori vrau veten pasi u rrethua nga policia. Tragjedia ndodhi brenda një restoranti në fshatin Baice, pranë qytetit të Cetinjes.
Sipas kreut të policisë Lazar Scepanoviç, autori pasi kishte konsumuar sasi të madhe alkooli, shkoi në shtëpi dhe mori armën, për të hapur më pas zjarr ndaj klientëve.
Më pas, autori i armatosur shkoi në tre vende të tjera, ku vrau gjashtë persona të tjerë, duke përfshirë një anëtar të familjes së tij, pronarin e restorantit dhe dy fëmijët e këtij të fundit, 10 dhe 13 vjeç.
Për ngjarjen, kryeministri Miloko Spaits bëri të ditur se do të shpallet tri ditë zie kombëtare, nga sot e enjte deri të shtunën pasnesër.
Duket se aventura e Thiago Mottës në krye të pankinës së Juventusit do të përfundojë…
Askush nuk po bën më mirë se Roma e Ranierit në Evropë: që nga fillimi…
Kalendari i javës së dytë të Kampionatit të Futsallës e ka vendosur ekipin e Vllaznisë…
Historitë frymëzuese të shqiptarëve në diasporë janë shtuar gjithnjë e më shumë vitet e fundit…
Një grup vullnetarësh nga Korpusi i Paqes i SHBA-së, i cili do të angazhohet në…
Pajisja me stola pritës në vendqëndrimet e urbanëve është kërkesa e qytetarëve shkodranë e veçanërisht…
This website uses cookies.