Shkon në 28 numri i të infektuarve me fruth – ISHP: Bie lehtë gripi, por u rritën shtrimet në pediatrinë e QSUT

Shkon në 28 numri i të infektuarve me fruth në vendin  tonë. Sipas ISHP javën e fundit janë konfirmuar edhe 6 infektime të reja për të cilat nuk ka informacion se ku janë të përqendruara si raste. Në buletinin javor të ISHP-së raportohet se deri më datë 17 shkurt janë analizuar 107 raste të dyshuara për fruth. Kjo situatë ka shtyrë prindërit të reflektojnë mbi vaksinimin ndaj fruthit duke mos shtyrë më moshën  e kësaj vaksine.

Ndërkohë  gripi shënon një rënie të lehtë këtë javë  me infektime. Monitorimi i infeksioneve të sipërme respiratore , si  grip , Covid dhe viroza të tjera këtë javë shkoi në 15 777 raste, por prekje më të lartë  këtë javë e pësuan fëmijët e grupmoshës 0-14 vjeç, të cilët sipas paraqitjes grafike rezultojnë më të infektuarit.

Pavarësisht rënies së lehtë në të gjithë vendin, Tirana vijon të shënojë rritje të infeksioneve respiratore  bazuar kjo në raportimet e qendrave shëndetësore dhe spitaleve.

Në urgjencën e Spitalit Pediatrik në QSUT këtë javë u shënua një rritje e numrit të shtrimeve me infeksione respiratore tek kjo grupmoshë, ndërsa 4 pacientë të rritur u shtruan në spitalin infektiv dhe 70 me Pneumoni në Spitalin Universitar Shefqet Ndroqi.

Sipas ISHP në vend po qarkullojnë tipet A dhe B të gripit ku varianti A mbizotëron Që nga fillimi sezonit gripal në 1 Tetori të vitit të kaluar,  janë shënuar shtatë raste vdekjeje si pasoje e komplikacioneve të këtyre viruseve. Mjekët bëjnë apel për shmangie të ambienteve të populluara dhe ndjekjen e një regjimi ushqimor të pasur.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.