Categories: LajmePolitikë

Shkon në Kuvend projektligji për amnistinë, Manja: Përfitojnë më shumë të miturit dhe gratë e dënuara

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka deklaruar se ka depozituar në Kuvend projektligjin për amnistinë për të burgosurit. Manja ka shpjeguar se nëse kjo amnisti merr pëlqimin e deputetëve, do t’u japë mundësinë 600 të dënuarve që të kalojnë festat e fundvitit me familjarët.

Ai bëri të ditur gjithashtu se dy kategoritë që do të përfitojnë nga kjo amnisti janë gratë dhe të miturit.

“ Nga ky moment ky projektligj do të depozitohet në Kuvend. Fjalën do ta kenë deputetët. Qëllimi i këtij projektligji është përjashtimi tërësisht apo pjesërisht nga dënimi i personave që përfitojnë sipas kritereve të këtij ligji. Parimet e amnistisë dihen. Të miturit me këtë projektligj si kategori janë përfituesit më të mëdhenj së bashku me gratë e dënuara.   Përfitojnë rreth 600 të dënuar, që do të kenë mundësi të kalojnë festat pranë familjarëve. Projektligji do të ndjekë procedurën, dhe pasi të marrë votën e deputetëve do të komunikojmë edhe më Presidentin që të ketë një dhënie të pëlqimit paraprak. Janë gratë dhe të miturit qe do të kenë një mundësi që t’i kthehen rehabilitimit”, tha Manja.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Zgjedhjet e 11 majit, si mund të gjeni qendrën tuaj të votimit

Një ditë përpara se qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit, Radio Televizioni Shqiptar shpjegon për…

14 hours ago

KF Shkodra U- 15 kampione e Shqipërisë / Piraniqi dhe Vajushi: Ambiciozë edhe në Superiore

përgatitjen e talenteve që kanë furnizuar Vllazninë, Superioren, Kombëtaren, madje edhe kampionatin italian, klubi shkodran,…

15 hours ago

Shkodra në “Junior Eurovision” – Bashkia marrëveshje me RTSH: Kënga fituese e Festivalit të Këngës për Fëmijë në Eurosong

Kënga fituese në Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurosong…

15 hours ago

181 mijë vota nga Diaspora – Për të votuar në zgjedhje, u regjistruan mbi 246 mijë bashkëkombas

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve këtë të shtunë kanë mbërritur rreth 8 mijë vota të…

15 hours ago

Zgjedhje 2025 në Shkodër – Të drejtë vote 261 579 qytetarë, të regjistruar nga Diaspora 17480 vetë

Në zgjedhjet Parlamentare të 11 majit 2025 në Qarkun Shkodër kanë të drejtë vote 261…

15 hours ago

Tërheqja e materialeve zgjedhore – ZAZ 2 nis e para shpërndarjen e bazës materiale

Në qarkun Shkodër, 8 Komisionet Administrimit Zgjedhor kanë bërë gati materialet për t’i shpërndarë drejt…

15 hours ago