Shkrimtarët në takimin e fundvitit / Në aktivitetin përmbyllës u nderuan edhe disa shkrimtarë për kontributin e vyer

zija vukaj
Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës organizoi ceremoninë e mbylljes së vitit kalendarik në mjediset e brendshme të Qendrës Rinore “Atelie”. Ishte një vit i gjatë, me shumë sfida por edhe suksese , ndërsa pjesëmarrës në takimin e fundvitit ishin shkrimtarët që janë anëtarë të shoqatës. Në njërin prej këndeve qëndronin të ekspozuara veprat e tyre letrare.
Takimi i emërtuar “Jehona poetike” erdhi përmes copëzash dhe vargjesh poetike, interpretuar nga gazetarja Kozeta Bruçi.
Një moment i rënëdësishëm i takimit ishte edhe vlerësimi i disa prej shkrimtarëve me një kontribut të vyer dhe krijimtari të pasur letrare me titullin “Mirënjohje”. Nuk munguan as tingujt e kitarës si një vijë melodike që shoqëroi disa nga interpretimet poetike. Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës do ta presë vitin e ri me projekte të reja ku synohet mbështetja e tyre nga ana e institucioneve drejtuese.