Shkrimtari i 41 gjuhëve, shkrimtari zviceran Peter Stamm takon lexuesit e tij shkodranë

Me mbi 1.5 milion libra të shitur në mbarë botën dhe i përkthyer në 41 gjuhë, ai është padyshim një nga autorët më të suksesshëm dhe më të dashur.
Shkrimtari zviceran zhvilloi një bisedë me lexuesit e tij shkodranë në Bibliotekën Shkencore të UNISHK. Gjatë këtij takimi, të pranishmit biseduan me autorin e gjithashtu u lexuan pasazhe nga librat e tij,
Në shqip ai është përkthyer nga Anna Kove me dy libra, përkatësisht “Agnesa” dhe “Shpërfillja e ëmbël e botës”.
Më herët ,Peter Stamm ishte i ftuar edhe në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit në kryeqytet për një bashkëbisedim me lexuesit.