Categories: LajmeKronikë

Shkrumbohet banesa në Livade/ Digjet çdo gjë brenda pak minutave, askush nuk gjendej në banesë kur ra zjarri

Një banesë 1-katëshe në zonën e By Pass-it në Shkodër është përfshirë nga flakët mengjesin e kësaj të hëne duke u djegur plotësisht. Mesohet se i zoti i shtëpisë në një moshë të thyer Qamil Boçaj jetonte vetëm dhe në momentin e rënies së zjarrit nuk ka qenë i pranishëm brenda banesës duke shpëtuar edhe nga flakët të cilat janë përhapur me shpejtësi duke shkrumbuar gjithçka. Për të vënë nën kontroll flakët u angazhuan forcat zjarrfikëse të cilat pas disa orëve operacion kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa në ndihmë të forcave kanë ardhur edhe banorët e lagjes.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit të cilat mbeten ende të paqarta.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Formacionet e mundshme/ Arsenal-R.Madrid, Arteta me Merinon në sulm, spanjollët rigjejnë Kurtuanë

Sot në mbrëmje Arsenal dhe Real Madrid i japin jetë takimit të parë të vlefshëm…

15 hours ago

Punimet në Bulevardin “Skënderbeu”- Bashkia njofton për bllokimin e rrugës për 5 ditë

Të nderuar qytetarë! Nga data 9 prill deri më 13 prill, janë planifikuar punime në…

15 hours ago

Paraqitja zhgënjyese e Vllaznisë në Ballsh – Shkëmbi: Lojë e dobët dhe nën nivel, arbitrimi korrekt

Vllaznia doli pa pikë nga transferta e Ballshit, duke u mundur nga Bylisi me rezultatin…

15 hours ago

Punimet në bulevardin “Skënderbeu” – Beci: Ishte ndërhyrje e planifikuar, vjen pas rehabilimit të kolektorit

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në bulevardin “Skënderbeu” në…

15 hours ago

Një Shkodër më e sigurt në rrugë  – Aktivistët ndërmarrin nismën për rritjen e ndërgjegjësimit në respektimin e rregullave të qarkullimit

Qyteti i Shkodrës po përballet me një rritje të ndjeshme të trafikut rrugor.  Fluksi i…

16 hours ago

Rrjeti i Muzeve të Shkodrës – Parmeza: Po përgatitemi për sezonin e ri, synimi këtë vit është 28 mijë vizitorë

Rrjeti i Muzeve të Shkodrës që përfshin tre muzetë , atë të Kalasë, Dëshmisë e…

16 hours ago

This website uses cookies.