Lajme

Shllaku: Pasuria ime më e madhe, eksperienca në kohë të vështira

 Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit kujtoi se, sot është ditëlindja e poetit, përkthyesit, shkrimtarit dhe studiuesit Primo Shllaku.

Primo Shllaku lindi më 16 dhjetor të vitit 1947. Me punën dhe pasionin e tij, ai ka dhënë e jep, një kontribut të çmuar në kulturën shqiptare. QKLL i uroi poetit jetë të gjatë e plot krijmtari e suksese.

I pyetur në këtë ditë të shënuar, Primo Shllaku nuk preferoi të jepte një përgjigje mbi jetën por krijimtarinë.

“Kam botuar për herë të parë në 1994, pra para 30 vjetësh dhe për mua ai ka qenë fillim real i jetës sime si krijues. Pra unë jam 77 vjeç kalendarik por 30-vjeçar si krijues” u shpreh Primo Shllaku.

Autori rrëfeu se dikur mendonte se po të kishte mundësi të kthehej pas, do riparonte shumë gjëra, por tani e kupton se pasuria më e madhe e tij është eksperienca që ka pasur në kohë të vështira dhe sot u shpreh i bindur se ajo kohë e vështirë është po aq e nevojshme sa po të ishte një kohë ekskluzive e lumturisë.

Primo Shllaku lindi në Shkodër. Shkollën fillore e kreu në qytetin e lindjes. Mbaroi studimet në Universitetin e Tiranës për Gjuhë-Letërsi shqipe. Punoi si mësues në zonën e Shllakut -Shkodër, prej aty në shkollën pyjore e më pas në atë industriale. Bir i regjisorit, Artistit të Popullit, Lec Shllaku, nip i përkthyesit të famshëm Gjon Shllaku, vëllai i aktorit të Teatrit “Migjeni”, Bruno Shllaku. Ndër veprat më të rëndësishme të tij janë vëllimet poetike “Lule nate” dhe “Hana e njelmët e ditës”, “Muzikantët”, “Pesha e padurueshme e pafajësisë”, “Nji Uliks që s’mbërriti kurrë në Itakë”, dhe libri me drama, “Aktorë pa kujtesë”. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

16 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

16 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

16 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

16 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

16 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

16 hours ago

This website uses cookies.