Shoqata e Fizioterapistëve kërkon ndarjen nga Urdhri i Infermierit: Ka mangësi
Faton Daci kreu i shoqatës shqiptare e fizioterapistëve sqaron se që prej vitit 2012 ka patur një kërkesë të vazhdueshme përsa i takon krijimit të një urdhëri të ri për fizioterapistët dhe ndarjen nga ai i infermierit. Sipas Dacit Statuti i Urdhrit aktual parashikon vetëm karakteristikat profesionale të infermierit, ndërkohë që kemi të bëjmë këtu me dy profesione dimensionalisht të ndryshme.
Ndërsa rendit probkematikat veçanërisht në praktikat spitalore, Daci sqaron se nevoja në treg për fizioterapist tashmë është kthyer në trend
Shoqata shqiptare e fizioterapisë është anëtare e Konfederatës Botërore të Fizioterapisë dhe të Rajonit Evropian.Javën e ardhshme pritet që të zhvillohet një takim me anëtarë të komisionit të shëndetësisë, ku në një seancë dëgjimore do të parashtrohen edhe pikat që pëmban kjo kërkesë.