Shoqëria civile dhe fondacioni Westminster propozime për ndryshimin e ligjit për partitë politike

Ndryshimet në ligjin për partitë politike kanë bërë bashkë sot në një tryezë shoqërinë civile dhe fondacionin Westminster, të cilët kanë dhënë edhe propozimet e tyre.

Një prej përfaqësueseve të fondacionit Westminster për Demokraci u shpreh se ligji për partitë politike ka nevojë për ndryshime të mëdha, dhe se ligji aktual është tejet i vjetër dhe problematik.

“Ligji është shumë i vjetër dhe ka nevojë për ndryshime të mëdha. Pavarësisht rregullimeve që I janë bërë ligjit, mbetet problematik. Kodi zgjedhor aktual dhe ligji nuk përputhen.

E rëndësishme të ngrihet një kërkesë nga partitë politike dhe shoqëria civile që ligji të ndryshojë për t’I bërë partitë më demokratike, më transparente, më përgjegjëse ndaj qytetarëve”, tha Tare.

Ndërsa ish-kreu i KQZ,  Kristaq Kume u shpreh se objekte të ndryshimit duhet të jenë dy drejtime kyçe: zhvillimin e demokracisë së brendshme në partitë politike; rritjen e transparencës në veprimtarinë e partisë politike dhe financimin e tyre.

“Objekte të ndryshimit duhet të jenë dy drejtime kryesore: ato të cilat të krijojnë kushtet të nevojshme që të zhvillohet sistemi në mënyrë efektive sistemi partiak; të bëhen ndryshime që do rregullojnë zhvillimin e demokracisë së brendshme në partitë politike; zvogëlimin e hapësirave për fenomenin e drejtimit autokratik; të bëhen rregullime që do krijojnë mundësi të rritjes së transparencës në veprimtarinë e partisë politike dhe financimin e partive politike. Është inflacion institucioni parti te ne.

Ndryshimet në ligjin për partitë politike rekomandohet të përfshijmë dispozitat në të cilat të praktikohet detyrimi i partive politike për zgjedhjet periodike për organet drejtuese të tyre; sipas parimit 1 anëtar një votë; zgjedhjen e kandidatëve për deputet ose për organet e qeverisjes vendore sipas parimit të zhvillimit të primareve. Rekomandimet duhet të pasqyrohen në ligj”, tha Kume.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.