Lajme

Shoqëria civile: Përfshirja e diasporës në zgjedhjet e 11 majit, moment historik

Qëndresa Qytetare, Instituti i Studimeve Politike dhe Komiteti i Helsinkit kanë vlerësuar si moment historik përfshirjen e diasporës në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Shoqëria civile u ka bërë thirrje shqiptarëve të diasporës që të ushtrojnë votën e tyre në zgjedhjet e 11 majit.

Shoqëria civile iu drejtua gjithashtu partive politike, kandidatëve, KQZ, organeve ligjzbatuese që të dëshmojnë përgjegjshmëri dhe vullnet real politik dhe institucional për të evituar aplikimin e dy standarteve në zgjedhje, një brenda vendit dhe një në diasporë.

“Vota e diasporës. Pas mbylljes së afatit për herë të parë për regjistrim të rreth mbi 240 mijë shtetasve konsiderohet një shans historik për përfshirjen e diasporës për votim. Shoqëria civile mirëpret dhe konsideron si moment historik përfshirjen e diasporës në votim.

Shoqëria civile i fton të regjistruarit që ta ushtrojnë votën e tyre duke ndjekur të gjithë procesin deri ditën e votimit.

Gjithashtu ne i drejtohemi partive politike, kandidatëve, KQZ, organeve ligjzbatuese që të dëshmojnë përgjegjshmëri dhe vullnet real politik dhe institucional për të evituar aplikimin e dy standarteve në zgjedhje, një brenda vendit dhe një në diasporë.

Integriteti i procesit zgjedhor të diasporës kërkon siguri të plotë për fshehtësinë e votës, transparencë financiare, monitorim institucional dhe garanci për parandalim të çdo formë të shpërdorimit të aseteve publike për krimin zgjedhor”, deklaruan përfaqësuesit e Qëndresës Qytetare, Institutit të Studimeve Politike dhe Komitetit të Helsinkit.

Integriteti i kandidatëve dhe i zgjedhjeve kanë qenë dy pika të tjera në tëcilat u ndal shoqëria civile, duke kërkuar nga partitë politike dhe kandidatët që të prezantojnë programet e tyre elektorale dhe të fokusohen në diskutime mbi rrugëzgjidhje dhe alternativat më të mira për vendin dhe qytetarët.

“Legjislacioni në fuqi ka përcaktuar kritere parandaluese dhe verifikuese për kandidatët me rekorde negative, si dhe iu krijon mundësi subjekteve që të verifikojnë kandidatët e tyre paraprakisht në Prokurorinë e Përgjithshme apo në Autoritetin e Dosjeve lidhur me të dhënat e tyre për dekriminalizimin dhe me të shkuarën.

Me keqardhje konstatojmë se asnjë nga partitë politike nuk e shfrytëzoi këtë të drejtë ligjore dhe mekanizëm ligjor.

Përfshirja në listat e mbyllura të disa kandidatëve që janë në proces hetimor ose masë sigurie nga sistemi ynë gjyqësor është zhvillim shqetësues dhe i kundërt me pritshmëritë publike dhe kandidatë të pastër dhe me integritet.

Në këtë fazë ku ndodhemi apelojmë partitë politike që të respektojnë angazhimin solemn të shprehur nga kryetarët e tyre në  deklaratën e regjistrimit në KQZ sidomos se do refuzojnë të marrin pjesë në praktikat e blerjes së votës, presionit, kërcënimit dhe të marrjes së financimeve apo përfitimeve të kundraligjshme, veçanërisht ato që vijnë nga aktivitete kriminale.

Partitë politike dhe kandidatët të prezantojnë programet e tyre elektorale  dhe të fokusohen në diskutime mbi rrugëzgjidhje dhe alternativat më të mira për vendin dhe qytetarët”, deklaruan ata.

Blerti Delija

Recent Posts

Stomaku dhe sinjalet që na jep – Është organi më i ndjeshëm në trupin e njeriut

Stomaku është organi më i ndjeshëm në trupin tone edhe ndaj shqetësimeve më të vogla,…

7 minutes ago

Krahasimi me Messin dhe Ronaldon në moshën 17-vjeçare tregon madhështinë e Yamal

Nesër Lamine Yamal do të mbushë 17 vjeç e tetë muaj. Dje me një gol…

29 minutes ago

100 milionë të ardhura deri më tani, Champions mbush arkat e Interit

Me kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Inter garantoi 98.5 milionë euro të ardhura…

31 minutes ago

Fansat e Eurovizionit votojnë Shqipërinë, kënga “Zjerm” ndër më të pëlqyerat

Shkodra Elektronike, fituesja e Festivalit 63 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, po përgatitet intensivisht për…

33 minutes ago

Australi, 40-vjeçari mbijeton 100 ditë me zemër artificiale

Një australian, i cili pësoi infarkt, është bërë personi i parë në botë që del…

35 minutes ago

Zgjedhjet e 11 majit, Lëvizja Bashkë dorëzon në KQZ listat e kandidatëve për deputetë

Lëvizja Bashkë është subjekti i parë politik që ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve…

37 minutes ago

This website uses cookies.