Shorti i “Euro 2024”, Shqipëria në një grup të fortë
Short i vështirë për Shqipërinë i hedhur në Hamburg për “Euro 24” . Ai e ka vendosur ekipin kuqezi në grupin B.
Përballë tij do të jenë tre skuadra elitare, dy kampione bote dhe një nënkampione bote. Bëhet fjalë për Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.
Ndaj tyre kombëtarja shqiptare nuk ka arritur asnjë fitore apo barazim. 8 ndeshje me Spanjën kanë përfunduar me humbje. Po kështu edhe 4 ndeshje me Italinë. Ndërsa me Kroacinë nuk jemi përballur asnjëherë.
Silvinjo dhe futbollistët kuqezinj do të kenë një detyrë të vështirë në Evropian. Duke nisur nga ndeshja e parë, ku Shqipëria do të përballet në 15 qershor në Dortmund, me Italinë e trajnerit Spaleti. Ndeshjet e tjera me kuqezinjtë do t’i luajnë në Hamburg dhe Dyseldorf në datat 19 dhe 24 qershor me Spanjën dhe Kroacinë.
Përballje të forta priten edhe në 5 grupet e tjera. Kështu në Grupin A janë Gjermania, Skocia, Hungaria dhe Zvicra. Në grupin C, Sllovenia, Danimarka, Serbia dhe Anglia, në Grupi D fituesja e Play off A, Holandë, Austri dhe Francë, në grupin Grupi E, Belgjikë,
Shorti:
GRUPI A: Gjermania, Skocia, Hungaria, Zvicra
GRUPI B: Spanja, Kroacia, Italia, Shqipëria
GRUPI C: Sllovenia, Danimarka, Serbia, Anglia
GREPI D: Play Off fituesi A, Austria, Holanda, Franca
GRUPI E: Belgjika, Sllovakia, Rumania, Play Off fituesi B
GRUPI F: Turqia, Play Off fituesi C, Portugalia, Çekia