Categories: LajmeSportFutboll

Shorti i “Euro 2024”, Shqipëria në një grup të fortë

Short i vështirë për Shqipërinë i hedhur në Hamburg për “Euro 24” . Ai e ka vendosur ekipin kuqezi në grupin B. 

Përballë tij  do të jenë tre skuadra elitare, dy kampione bote dhe një nënkampione bote. Bëhet fjalë për Spanjën, Italinë dhe Kroacinë. 

Ndaj tyre kombëtarja shqiptare nuk ka arritur asnjë fitore apo barazim. 8 ndeshje me Spanjën kanë përfunduar me humbje. Po kështu edhe 4 ndeshje me Italinë. Ndërsa me Kroacinë nuk jemi përballur asnjëherë. 

Silvinjo dhe futbollistët kuqezinj do të kenë një detyrë të vështirë në Evropian. Duke nisur nga ndeshja e parë, ku Shqipëria do të përballet në 15 qershor në Dortmund,  me Italinë e trajnerit Spaleti. Ndeshjet e tjera me kuqezinjtë do t’i luajnë në Hamburg dhe Dyseldorf në datat 19 dhe 24 qershor me Spanjën dhe Kroacinë. 

Përballje të forta priten edhe në 5 grupet e tjera. Kështu në Grupin A janë Gjermania, Skocia, Hungaria dhe Zvicra. Në grupin C, Sllovenia, Danimarka, Serbia dhe Anglia, në Grupi D fituesja e Play off A, Holandë, Austri dhe Francë, në grupin Grupi E, Belgjikë, 

Shorti:

GRUPI A: Gjermania, Skocia, Hungaria, Zvicra
GRUPI B: Spanja, Kroacia, Italia, Shqipëria 
GRUPI C:  Sllovenia, Danimarka, Serbia, Anglia
GREPI D: Play Off fituesi A, Austria, Holanda, Franca 
GRUPI E: Belgjika, Sllovakia, Rumania, Play Off fituesi B
GRUPI F: Turqia, Play Off fituesi C, Portugalia, Çekia

RTSH Shkodra

Recent Posts

Formacionet e mundshme/ Arsenal-R.Madrid, Arteta me Merinon në sulm, spanjollët rigjejnë Kurtuanë

Sot në mbrëmje Arsenal dhe Real Madrid i japin jetë takimit të parë të vlefshëm…

10 hours ago

Punimet në Bulevardin “Skënderbeu”- Bashkia njofton për bllokimin e rrugës për 5 ditë

Të nderuar qytetarë! Nga data 9 prill deri më 13 prill, janë planifikuar punime në…

11 hours ago

Paraqitja zhgënjyese e Vllaznisë në Ballsh – Shkëmbi: Lojë e dobët dhe nën nivel, arbitrimi korrekt

Vllaznia doli pa pikë nga transferta e Ballshit, duke u mundur nga Bylisi me rezultatin…

11 hours ago

Punimet në bulevardin “Skënderbeu” – Beci: Ishte ndërhyrje e planifikuar, vjen pas rehabilimit të kolektorit

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në bulevardin “Skënderbeu” në…

11 hours ago

Një Shkodër më e sigurt në rrugë  – Aktivistët ndërmarrin nismën për rritjen e ndërgjegjësimit në respektimin e rregullave të qarkullimit

Qyteti i Shkodrës po përballet me një rritje të ndjeshme të trafikut rrugor.  Fluksi i…

11 hours ago

Rrjeti i Muzeve të Shkodrës – Parmeza: Po përgatitemi për sezonin e ri, synimi këtë vit është 28 mijë vizitorë

Rrjeti i Muzeve të Shkodrës që përfshin tre muzetë , atë të Kalasë, Dëshmisë e…

11 hours ago

This website uses cookies.