Categories: LajmeSportFutboll

Shorti në EURO 2024 mund të jetë i frikshëm

Tashmë pothuaj dihet gjithçka në lidhje me shortin që pret Shqipërinë në 2 dhjetor në Hamburg, për fazën e grupeve në Euro 2024. Vazot tashmë janë mësuar se cilat kombëtare përmbajnë dhe me kuqezinjtë në vazon e dytë frika më e madhe vjen nga Holanda dhe Italia, respektivisht në vazon e tretë dhe të katërt. Me vijën e parë elitare ku bëhet e vështirë të zgjedhësh më të lehtën, ndoshta Franca, Spanja, Anglia e Portugalia janë ato me të cilat pothuaj as nuk mund ta luash.

Në variantin më të keq, Sylvino do ta shohë veten të shortuar me njërën prej tyre, Holandën dhe Italinë. Brazilianit ky kombinim duhet t’i dalë edhe në ëndërr dhe shpresat janë që goglat në Hamburg të peshkojnë krejt tjetër gjë. Pikërisht kështu, sepse kombinime, në një farë mënyrë, për sa mund të lejojë një kampionat Europian, mund të ekzistojnë. Kështu nga vazo e parë mund të peshkohet një mes Gjermanisë organizatore në krizë dhe Belgjikës, nga e treta Çekinë, që e kemi të provuar se mund ta mposhtim, duke i marrë 4 pikë në dy përballjet në grupin E eliminator.

Pastaj, nga e katërta, në pritje të mësohen skuadrat që do të kualifikohen nga playoff-i më e mira e mundshme është Serbia. Kuqezinjtë do të ishin gati të firmosnin për këtë variant të fundit, por synimi është, cilidoqoftë kombinimi i shortit, për të bërë më mirë se në debutimin në një kampionat europian në 2016, nga ku dolëm me një fitore e dy humbje.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

14 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

14 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

14 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

14 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

14 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

15 hours ago

This website uses cookies.