Categories: LajmeSportFutboll

Shorti në Hamburg, kuqezinjtë mund të shpresojnë për një short të favorshëm

Shqipëria fluturon drejt Gjermanisë dhe ëndrra është kthyer pothuajse në realitet. Aq sa tani mund ta presim plot kërshëri mbrëmjen e 2 dhjetorit, dita kur do të hidhet shorti i fazës finale të Euro 2024.

Ceremonia do të zhvillohet në Elbphilarmonie të Hamburgut, një nga dhjetë qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet e evropianit. Në qytetin verior do të luhen katër ndeshje grupesh dhe një çerekfinale. Për fazën finale, do të jenë gjashtë grupe me nga katër skuadra. Kualifikohen për më tej dy të parat e çdo grupi dhe katër të tretat më të mira. Në hedhjen e shortit, skuadrat do të ndahen në katër vazo, sipas rankimit të bazuar në renditjen përfundimtare të kualifikueseve.

Gjermania do të jetë në vazon e parë bashkë me pesë vendet e parë të rankimit evropian, ndërsa tri skuadrat që kualifikohen nga playoffi do të jenë në vazon e katërt. Në rankimin e bazuar në kualifikuese nuk do të llogariten pikët e marra me skuadrat e renditura në vendin e gjashtë.

Grupi i Shqipërisë ka pesë skuadra dhe në këtë aspekt, dy ndeshjet e mbetura, me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, marrin rëndësi të veçantë, jo thjesht për kualifikimin, që është objektivi kryesor e që matematikisht nuk e kemi arritur ende. Çdo vazo e mundshme më lart mund të sjellë një short më të mirë dhe me formulën e evropianit, Shqipëria mund të bëjë më mirë se në Francë 2016.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Vllaznia e vajzave përballë Gramshit – Ekipi i përforcuar me afrime të reja vijon rrugëtimin drejt titullit kampion

Vllaznia- Gramshi është përballja e parë e vajzave kuqeblu pas përforcimit me afrime të reja…

8 hours ago

Program i ri punësimi në Shkodër – Zmijani: Synohet  trajnimi dhe punësimi i punëkërkuesve pranë subjekteve të biznesit

Një program i ri punësimi në sektorin e shërbimit, përfshirë bare, restorante dhe kuzhinë, është…

8 hours ago

“Ëndërr e kthyer ne realitet” – Rikonstruksioni i plotë i rrugës së Komanit, flasin banorët e zonës

Rruga e Komanit, e amortizuar prej vitesh dhe një nga kërkesat e kahershme të komunitetit…

8 hours ago

Tregu i bimëve medicinale – Brahaj: Ka patur vështirësi në gjetjen e tregut

Bimët medicinale, vitin e shkuar, nuk kanë patur shitje të kënaqshme. Kjo ka bërë që…

8 hours ago

Klinika e fizioterapisë – Mjekaj: U vjen në ndihmë studentëve për praktikat profesionale

Klinika e fizioterapisë u shërben jo vetëm studentëve, por edhe më gjërë.  Pedagogu i degës…

8 hours ago

Shembuj që frymëzojnë  – Arjola Zadrima, gruaja që u përball dhe fitoi mbi sfidat e vështira të jetës

Grimca të rëndësishme dhe me ndikim në jetën e një gruaje  vendosi t’i rrëfejë më…

8 hours ago

This website uses cookies.