Europa League 3
Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i fazës së Play Off-it të Europa League. 16 skuadrat e kualifikuara kanë mësuar emrat e kundërshtarëve me të cilët do të përballen në fazën tjetër të turneut të dytë më të rëndësishëm të futbollit europian për klube.
Në vazon e parë, si koka serie, ishin 8 skuadrat që zunë vendin e dytë në grupet respektive në Europa League (Freiburg (Gjer), Marseille (Fra), Sparta Prague (Çek), Sporting (Por), Toulouse (Fra), Rennes (Fra), Roma (Ita), Qarabag (Aze)), ndërsa në vazon e dytë tetë skuadrat që erdhën nga Champions League (Galatasaray (Tur), Lens (Fra), Braga (Por), Benfica (Por), Feyenoord (Hol), Milan (Ita), Young Boys (Zvi), Shakhtar Donetsk (Ukr).
Shorti ka dhuruar përballje shumë interesante. Milani do të përballet me francezët e Rennes, ndërsa Roma do të luajë sërish përballë Feyenoord. Qarabaku iI Redon Xhixhës do të luajë kundër Bragës, ndërsa Benfica do të përballet me francezët e Toulouse. Lens- Freiburg, Shakhtar Donetsk- Marseille, Galatasaray- Sparta Prague dhe Young Boys- Sporting Lisbon.
Ndeshjet e Play Off-it të Europa League
Feyenoord- Roma
Milan- Rennes
Lens- Freiburg
Young Boys- Sporting Lisbon
Benfica- Toulouse
Braga- Qarabag
Galatasaray- Sparta Prague
Shakhtar Donetsk- Marseille
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…
Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…
Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…
Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…
Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…
This website uses cookies.