“Shota”, automjeti i parë ushtarak i blinduar “Made in Albania”
Shqipëria ka automjetin e saj të parë ushtarak të blinduar të prodhuar vetë. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga mjeti ushtarak i quajtur “Shota” dhe është prodhimi i parë i këtij lloji “Made in Albania”.
“Shota” është një prodhim nga kompania TIMAK e Arjeta Pucas nga Bulqiza dhe ekipit të saj, që përbehet nga 75 % vajza.
Lindur nga zemra e kombit dhe krijuar nga forca e grave, “Shota” përshkruhet nga krijueset e saj si një mjet ushtarak “krenar, i fortë dhe mishëron frymën e inovacionit”.
Ky krijim tregon se Shqipëria ka aftësitë të patentojë një produkt të saj dhe se kjo ndodh në një kohë kur qeveria kërkon të rivitalizojë prodhimin e industrisë ushtarake.