“Shota”, makina e parë e luftës e prodhuar në Shqipëri, është ekspozuar në panairin ndërkombëtar të armëve “EUROSATORY 2024” në Paris.
E prodhuar nga Kompania TIMAK, 100% shqiptare, prototipi i parë të një makine ushtarake të blinduar është pritur mjaft mirë nga kompani të ndryshme me eksperiencë të gjatë në këtë industri.
Sipërmarrësja Arjeta Puca e ftuar në emisionin “Ekspres” me gazetarin dhe moderatorin Nolian Lole tha se “Shota” është një prototip që thuajse nuk dallon fare nga simotrat e prodhuara në Europë, Turqi apo SHBA ndaj në panair ajo ka ngjallur interes të lartë te kompani të huaja dhe shtete aleate të Shqipërisë.
Rreth dy mijë kompani tha ajo, morën pjesë në këtë panair dhe vizitohet nga 60 mijë vizitor dhe për Shqipërinë ishte një panair me shumë rëndësi.
Duke treguar specifikat e prototipit “SHOTA” administratorja e TIMAK tha se, “SHOTA” është një makinë e blinduar në nivelin ‘BR7’ që shërben për transportin ushtarak dhe e prezantuam në panair.
Prodhuesi shqiptar i automjeteve Timak tregoi se ky është automjet ushtarak i blinduar në vend, një automjet lëvizës këmbësorie.
“Brenda hapësirës të saj ka kapacitet për të mbajtur dhjetë trupa ushtarake me gjithë mjetet e tyre personale. Forca e blindimi të saj është BR7 që do të thotë është një nga nivelet më të larta teknike të blindimit, kjo tregon se nivelin e mbrojtjes balistike se deri në çfarë mase armatura e trupit mund të mbrojë kundër plumbave”.
Më tej ajo theksoi se, ekzistojnë disa standarde të ndryshme të mbrojtjes së armaturës së trupit të mjetit ; sa më i lartë niveli, aq më i lartë është mbrojtja. Për armaturën e automjeteve, ne kryesisht ndjekim nivelet e standardeve sikurse është kjo BR7. Ky standard është përcaktuar për klasifikimin e rezistencës ndaj plumbit të qelqit dhe përbërjeve qelqi/plastike të përbërë nga një ose më shumë shtresa qelqi, klasat BR1 deri në BR7, të përcaktuara sipas nivelit të mbrojtjes së ofruar.
Duke folur për interesin e treguar në panair, Arjeta Puca tregoi se ka pasur shumë interes për prototipin ‘Shota’ dhe treguan dëshirë për të bashkëpunuar dhe nuk ishte thjesht vlerësim me fjalë.
“Kemi pasur interes nga kompani shumë të mëdha që janë të specializuara në këtë industri sidomos kompani amerikane, kanadeze, gjermane dhe Britanike”.
“Nga testet që i janë bërë xhami i ‘Shotës’ rezulton se arrin të përballojë kalibra të armëve automatike 7.62 milimetra. Nuk ka pasur asnjë problem si për pjesën e xhamit dhe blindin, ndaj ekuipazhi do të ishte shumë i sigurt. ‘Shota’ mund të armatoset me një mitraloz 12.7 milimetër, por dhe me një më të lehtë siç është ai 7.62 milimetër, i cili përdoret kryesisht nga ushtritë e NATO-s, gjathatu është dhe anti-minë në formë V-je.”.
Duke vazhduar me të tjera specifike, Puca tha se ka një motor 6.7 litrash me motor FORD 550 e një makine amerikane. Në krahasim me kompanitë amerikane apo gjermane SHOTA del me një çmim më të arsyeshëm. Nuk ka të bëj me cilin por me emrin e kompanive të tjera që automjeti I tyre del me një çmim më të lart.
E themeluar në vitin 2016, ‘TIMAK’ fokusohet në prodhimin, konvertimin dhe instalimin e superstrukturave të automjeteve të ndryshme, si ambulanca, kamionë zjarrfikës dhe konvertime të tjera të ngjashme.
Kjo kompani tha Puca, ka prodhuar edhe ambulanca të blinduara të cilat janë dërguar në Izrael në Ukrainë dhe në vende të tjera në konflikt.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka pritur në takim homologen e saj çeke, Marketa Pekarova…
Është mbajtur sot mbledhja e Federatës së Opozitës me aleatët, në fokus të së cilës…
E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn ishte e pranishme në konferencën në kuadër…
Një sondazh i fundit tregon se gjysma e italianëve e kundërshtojnë vendimin e gjyqtarëve që…
Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani gjatë…
Mbi 3 mijë shqiptarë veshën dje kuqezi sallën “The Cooper Box”, në “Queen Elizabeth Olympic…
This website uses cookies.