Shpallen 16 shkollat gjysmëfinaliste të Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe

Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe

Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe ka mbërritur në fazën më emocionuese të tij në gjysmëfinalet e tij ku janë shpallur dhe 16 shkollat që do të përfaqësojnë Zyrat Vendore Arsimore në garën që do të organizohet në Tiranë.
 
16 shkollat gjysmëfinaliste janë:  “Jeronim De Rada”, Tiranë, “Kushtrimi i Lirisë”, Durrës, “Rilindja”, Kavajë, Shkolla 9- vjeçare, Vorë, “A.Z. Cajupi”, Libohovë, “Ismail Klosi”, Mallakastër, “Naun Doko”, Roskovec, “5 Dëshmorët”, Ksamil, “Muhamer dhe Esat Minarolli”, Pogradec, “28 Nëntori”, Kuçovë, “Adem Bedalli”, Peqin, “Ditëro Agolli”, Devoll, “Edith Durham”, Shkodër, Shkolla 9- vjeçare Letaj, Has, “Migjeni”, Pukë dhe “Gjon Ndoci”, Vau i Dejës.
 
Gjysmëfinalja do të ofrojë 8 përballje për të zbuluar cilët do të jenë finalistët, të cilët do të shpallen drejtpërdrejt në ekranin e Radio Televizionit Publik Shqiptar.
 
Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe në Vitin e Gjuhës Shqipe të shpallur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, synon të inkurajojë nxënësit jo vetëm të konkurrojnë, por edhe të zgjerojnë horizontet e tyre kulturore dhe të mësojnë më shumë për gjuhën dhe trashëgiminë e tyre, duke theksuar rëndësinë e gjuhës shqipe si një pjesë thelbësore e identitetit tonë kombëtar në një epokë të shpejtë të ndryshimeve dhe zhvillimeve teknologjike.
 
Tema e këtij viti, “Gjuha shqipe si identitet kombëtar, kulturor dhe komunikimi në epokën e teknologjisë,” reflekton rëndësinë e gjuhës sonë si një urë mes traditës dhe modernitetit, duke theksuar nevojën për të ruajtur dhe zhvilluar thesarin tonë gjuhësor në një botë gjithnjë e më të globalizuar.
 
Ky edicion gjithashtu ka një rëndësi të veçantë, pasi përkon me 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.