Shpallen datat e testimit elektronik për degën “Mjekësi e Përgjithshme”
Shpallen datat e testimit elektronik për degën “Mjekësi e Përgjithshme”. Gazetarja e RTSH, Sonila Cemurati ka bërë me dije se në total janë 2500 kandidatë që do të konkurrojnë për 400 vende të lira që presin të plotësohen me studentë të rinj për këtë vit akademik.
Provimet do të zhvillohen pranë Qendrës se shërbimeve arsimore nga data 14 gusht deri më 23 gusht. Provimi i Mjekësisë zë 30% të pikëve dhe 70% e zënë rezultatet e Maturës Shtetërore.
Ky është viti i dytë që zhvillohet konkursi elektronik, pas kërkesës së Universitetit të Mjekësisë i cili konstatonte fiktivitet të lartë notash tek studentët e Mjekësisë që zgjidheshin vetëm përmes Maturës Shtetërore.
Ndërkohë ka mbetur ende pa zgjidhje çështja dhe kushtit për të punuar në atdhe 5 vjet pas mbarimit të studimeve.