Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës shpallën në kërkim shtetasin L. Gj., 34 vjeç, banues në fshatin Nenshat, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin K. B., 31 vjeç.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen Gj. V., 43 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi dje në sheshin “Rus”, me automjetin që drejtonte ka përplasur këmbësorin, shtetasin K. K., 22 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, filloi procedimi penal edhe për një 17-vjeçar, banues në Shkodër pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Është prag Inter-Barcelona, një ndeshje që mund të vlejë një sezon për zikaltërit. Ndeshja e…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se liderët evropianë i kanë kërkuar që të bindë…
Me një paradë madhështore ushtarake, që nisi nga sheshi i Parlamentit dhe përfundoi pranë Pallatit…
Inter-Barcelona do të jetë një ngjarje historike jo vetëm në fushë, por edhe në bilance.…
Ditën e djeshme Bajerni festoi titullin e 34-rt në histori, por ky triumf nuk u…
Vllaznia, Gramshi, Apolonia dhe Partizani janë katër ekipet që do të luajnë në “Final 4”,…
This website uses cookies.