Shpallet  në kërkim një 21- vjeçar , pas një konflikti, ka goditur me mjete të forta një  36- vjeçar

Komisariati i Policisë Shkodër shpalli në kërkim një 21 vjeçar, banues në Shkodër, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Fahri Ramadani”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta një  36 vjeçar, i cili mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Brashtë, në vendin e quajtur “Bjeshka e Brashtës”, gjetën të kultivuara 88 bimë të dyshuara narkotike, të cilat i asgjësuan me anë të djegies. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të këtij rasti.

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për  shtetasin P. L., 64 vjeç, banues në fshatin Naraç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi. 

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. N., 29 vjeç, banues në fshatin Mes, pasi është kapur duke transportuar me automjet, një sasi drush për zjarr, të prerë në mënyrë të kundërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.