Ekonomi

Shpallja e Pavarësisë, Banka e Shqipërisë publikon serinë e monedhave numizmatike

Në 28 Nëntor 1912, Shqipëria shpalli Pavarësinë e saj.

Më 28 Nëntor 1912, përfaqësues nga të gjitha krahinat shqiptare me në krye Ismail Qemal Bej Vlorën, ngritën Flamurin Kombëtar në Vlorë, duke shpallur Pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Pas afro pesë shekujsh pushtimi, ky akt historik çliroi vendin duke i hapur rrugë ndërtimit të shtetit të pavarur dhe institucioneve kombëtare, përfshirë strukturat monetare dhe bankare.

Pas shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, një nga kujdeset parësore të qeverisë shqiptare të kryesuar nga Ismail Qemal Bej Vlora ishte ngritja e një banke emetimi dhe krediti në Shqipëri, e cila ta zhvillonte veprimtarinë në përputhje me normat e bankave kombëtare të shteteve evropiane. Ismail Qemali e konceptonte Bankën Kombëtare si institucion financiar, i cili duhej të synonte në radhë të parë zhvillimin ekonomik të vendit, kurse fitimin ta realizonte nëpërmjet zhvillimit ekonomik dhe stabilizimit të shtetit të pavarur shqiptar. Jo më kot, bankën kombëtare të themeluar një vit pas pavarësisë, ai e ka cilësuar si “…e dyta fitore pas lirisë”.

Në përkujtim të kësaj dite të lavdishme, në vitin 2012, Banka e Shqipërisë emetoi serinë e monedhave përkujtimore me tematikë “100-vjetori i Shpalljes së Pavarësisë”, të cilat përmbajnë simbole të kësaj ngjarjeje historike: portretin e Ismail Qemalit, Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë, shqiponjën dykrenare të flamurit të ngritur më 28 Nëntor 1912 dhe dy duar të bashkuara, simbol i Besëlidhjes Shqiptare të vitit 1878.

BSH-ja njofton se, monedhat janë të disponueshme për shitje në Dyqanin e Muzeut të Bankës së Shqipërisë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

7 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

7 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

7 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

8 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

8 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

8 hours ago

This website uses cookies.