Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme
Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat.
Ky fenomen është prezent prej kohësh në fshatin Trush të cilat hidhen në ambjent të hapur.
Situata bëhet edhe më e rëndë nga pulat e ngordhura që janë hedhur në këtë zonë duke u kthyer në rrezik për shëndetin e banorëve.
Të kalosh aty duhet me patjetër të jesh i pajisur me maskë për shkak të erës së rëndë që çlirojnë mbeturinat, por më shumë dekompozimi i pulave të ngordhura.
Kjo gjendje e krijuar ka shkaktuar një ndotje të ambientit, pasi sapo afrohesh në zonën në fjalë, era e rëndë e mbetjeve është e padurueshme.
Nga ana tjetër, institucionet përgjegjëse është e mira që të inspektojnë zonën në fjalë dhe të marrin masa të menjëhershme për pastrimin e mbetjeve të ndryshme në rrugën e Velipojës, e cila ka një qarkullim të madh lëvizje, kryesisht gjatë verës dhe nuk është një imazh aspak i mirë në sytë e të gjithëve.