Lajme

Shpërblimet e UEFA-s, sa fitojnë skuadrat pjesëmarrëse në Champions

Gjithçka është gati për Champions League “e re”, e cila nis me një format të ri dhe disa veçori të reja. Midis tyre janë edhe shpërblimet: UEFA do të ofrojë pothuajse 2.5 miliardë euro (për të qenë të saktë 2,437) të cilat do të ndahen mes 36 skuadrave pjesëmarrëse në kompeticion.

Kompeticioni më i rëndësishëm europian për klube është rinovuar me një format të ri, i cili përfshin një grup të vetëm ku do të marrin pjesë 36 skuadra, 4 më shumë se në edicionet e fundit. 8 më të mirat do të kualifikohen për në fazën e 1/8-ve, ndërsa nga vendi i 9-të deri në 24-t do të luajnë play-off.

Secili nga 36 klubet e kualifikuara në fazën e grupeve do të marrë 18.62 milionë euro (një rritje në krahasim me edicionin e mëparshëm që ishte 15.64 milionë).

Për të 8 ndeshjet e fazës së grupeve do të jepen bonuse në bazë të rezultateve: 2.1 milionë për çdo fitore dhe 700 mijë euro për çdo barazim.

Ekziston një bonus i lidhur me renditjen e fazës së grupeve: çdo klub do të marrë një shumë në bazë të pozicionit të tij në tabelë.

Skuadrat që kualifikohen në fazën e eliminimit do të marrin çmimet e mëposhtme:

kualifikimet e Play-Off-it: 1 milion euro për ekip;

kualifikimi në 1/8 e finales: 11 milionë euro për ekip;

kualifikimi në çerekfinale: 12.5 milionë euro për ekip;

kualifikimi për në gjysmëfinale: 15 milionë euro për ekip;

kualifikimi në finale: 18.5 milionë euro për ekip;

fitorja në finale: 6.5 milionë euro.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

1 hour ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

1 hour ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

1 hour ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

3 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

3 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

4 hours ago

This website uses cookies.