Shpërdorimi i ujit të pijshëm/ Pema: Task forca në terrën, çdo ditë konstatohen raste
Është e pa falshme që familjet të mbesin pa ujë të pijshëm pasi dikush tjetër e përdor atë për vaditje. Raste të tilla ndeshen çdo ditë veçanërisht gjatë stinës së verës në Shkodër. Drejtori teknik në ujësjellës kanalizime qarku Shkodër Lazer Pema, thotë se përgjatë verës nuk kanë munguar as rastet e shpërdorimit të ujit të pijshëm. Çdo ditë task forca ka konstatuar raste të cilat janë shoqëruar me penalitetet e nevojshme. Ujësjellës kanalizime apelon drejt qytetarëve, që të denoncojnë çdo rast konstatimi të shpërdorimit të ujit. Pa bashkëpunimin e komunitetit, ndalimi shpërdorimit të ujit është i pa mundur.Kontrollet në terren do të vijojnë edhe përgjatë muajit shtator duke mos toleruar asnjë rast të përdorimit të ujit të pijshëm për qëllime të tjera.