Shpërndanin doza kanabisi/Policia e Shkodrës vë në pranga tre të rinjtë
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në vijim të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Shkodër, në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër, arrestuan në flagrancë tre shtetas 25 vjeç, 21 vjeç dhe 25 vjeç, të tre banues në Shkodër. Nga kontrollet fizike të kryera ndaj 3 shtetasve, në lagjen “Partizani”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, të cilën këta shtetas, të organizuar si grup, dyshohet se do ta shitnin në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.“, thuhet në njoftimin e policisë.