Shpërndante drogë afër shkollave – Prangoset nga policia pas disa javëve hetime 28 – vjeçari

shperndante droge

Një i ri, 28- vjeçar, është arrestuar nga policia e Lezhës, pas një hetimi disa javor të ndjekur me metoda speciale.

Në pranga ka rënë Pashk Ndoj, i cili është kapur në flagrancë nga uniformat blu.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa, e ndarë në dhjetra doza të gati për shitje.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se ky shtetas operonte në mënyrë të vazhdueshme, duke shpërndarë lëndë narkotike kryesisht pranë shkollave, duke krijuar një rrezik serioz për sigurinë e nxënësve.

 Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet shpërndarjeje.

Operacioni policor i koduar “Quick Strike”, ishte në në zbatim dhe të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në shkolla.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.