Shpërndarja e 20 mijë librave për bibliotekat shkollore në Shqipëri – Rama: Nuk ka dhuratë më të bukur sesa libri

Edi Rama, në një postim në

Në kuadër të programit të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, mbi 20,000 libra artistikë do të shpërndahen për bibliotekat shkollore në të gjithë Shqipërinë. Ky program ka për qëllim të nxisë dashurinë për leximin dhe të mbështesë zhvillimin e aftësive letrare te nxënësit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një postim në rrjetin e tij social Facebook njofton fillimin e shpërndarjes së librave nga Shkolla “Ardian Klosi”, duke e cilësuar këtë si një dhuratë të bukur për festat, duke theksuar rëndësinë e kulturës dhe arsimimit në zhvillimin e brezave të rinj.

MIRËMËNGJES dhe në këtë prag festash, ku nuk ka dhuratë më të bukur sesa libri, nga shkolla “Ardian Klosi”, nisim shpërndarjen e mbi 20 mijë librave artistikë për bibliotekat shkollore në të gjithë vendin, në kuadër të programit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për nxitjen e dashurisë për leximin tek nxënësit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.