Shpërndarja e 437 titujve të pronësisë, Rama: Kemi dhe 4 mijë çertifikata për të shpërndarë
Ka nisur në Himarë shpërndarja e 437 titujve të pronësisë përgjatë këtij viti për të gjithë shtëpitë e trashëguara në zonat kadastrale me probleme kronike, si Thethi, Vermoshi, Tropoja e me radhë në veri dhe Himara e Saranda në jug.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se ideja se nga Tirana ka një plan për të zhveshur himariotët nga pronat, e për t’ua vënë në dispozicion oligarkëve, është poshtërsi e madhe.
Sipas kreut të qeverisë, pronat në Himarë janë shitur nga dy-tre herë dhe këto problematika tanimë kanë marrë fund.
“Dua t’iu them që të njëjtën çështje, të njëjtin shqetësim, të njëjtin problem en kanë banorët e Thethit, Tropojës, Kukësit, Malësisë së Madhe, Himarës deri poshtë në Sarandë. Është njësoj. S’ka pasur kurrë asnjë lloj qëllimi për ta penguar zgjidhjen e këtij problemi.
Asokohe shitja kishte mbi kokë edhe kërcënimin që po nuk e shite nuk ke për ta gëzuar. Kjo ka qenë historia më parë. Kush thotë që jan marrë pronat himariotëve, dhe i kanë kaluar dikujt tjetër pa miratimin e tyre, është gënjeshtër e madhe.
E dimë shumë mirë që prej vitesh pronat këtu shiten nga banorët, trashëgimtarët për zhvillim me çmime që janë dyshish i çmimeve në Korfuz, shiten nga dy-tre herë për faktin që zhvilluesit për të mos pasur probleme kur dikush tjetër i paraqitiet, e paguajnë edhe atë për të njëjtën tokë.
Ideja që nga Tirana ka një plan për të zhveshur himariotët nga pronat dhe për t’i vënë ato në dispozicion të oligarkëve, poshtërsi propagandistike”, tha Rama.