Shpërndarja e pensioneve, nuk ka ndryshime në mënyrën e tërheqjes së tyre nga pensionistët
Shpërndarja e pensioneve do të vijojnë të funksionojë sikurse deri më tani. Kryetarja e zyrës së Postës Qendër në Korçë Anduena Fejzulla bën me dije se nuk ka ende një VKM që të parashikojë ndryshim dhe pensionet do të vijojnë të tërhiqen pranë pikave postare, në familje apo edhe në banka, kjo në varësi të dëshirës së pensionistit
“Ne operojmë me pensionet që ndajmë në zyrën tonë të qendrës në familjeve, pikat postare operojnë si zakonisht. Me data të caktuara pensionisti shkon në pikën tonë paguese dhe tërheq pensionin”, tha Kryetarja e zyrës së Postës Qendër në Korçë, Anduena Fejzulla.
Prej vitesh tashmë, çdo pensionist që dëshiron mund ta tërheqë pensionin e dhe në bankë përmes hapjes së një llogarie bankare, ndërsa të dhënat e personit duhen rifreskuar çdo 6 muaj
Sa i takon emigrantëve që përfitojnë pension në Shqipëri, në postë mund ta tërheqin deri në 3 vite. Në Qarkun e Korçës aktualisht numërohen mbi 65 mijë pensionistë