Shpërthejnë sërish zjarret në Kaliforni, jepet urdhër evakuimi për mbi 50 mijë persona
Më shumë se 50,000 njerëz janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre në veri të Los Anxhelosit, pasi një zjarr i ri shpërtheu në Kaliforni.
Zjarri i fundit – i quajtur Zjarri Hughes – filloi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm pranë liqenit Castaic, rreth 40 milje nga zjarret Eaton dhe Palisades që shkatërruan pjesë të Los Angelosit në fillim të këtij muaji.
Brenda pak orësh, Departamenti i Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri në Kaliforni (Cal Fire) tha se zjarri ka djegur 9,400 hektarë. Ata shtuan se flakët kanë dalë nga kontrolli.
“Situata në të cilën ndodhemi sot është shumë e ndryshme nga situata në të cilën ishim 16 ditë më parë,” tha shefi i zjarrfikësve në Los Angeles, Anthony Marrone.
Helikopterët po punpojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa deri më tani fatmirësisht nuk janë raportuar viktima apo djegie shtëpish.
“Ky zjarr pati një përgjigje të fuqishme sot, dhe siç mund ta shihni pas nesh, reaguesit po bëjnë punë të madhe për ta frenuar këtë zjarr,” tha Joe Tyler, drejtor i Cal Fire. “Sigurisht, ne nuk jemi ende jashtë pyllit.”