Shpërthen bombula e gazit, si pasojë e këtij shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale

Një shpërthim ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës në një pallat të lagjes “Parrucë”.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 13:00, në tarracën e një pallati, ku dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi, e cila më pas ka rënë në oborrin e një banese, njofton policia .
Mesohet se si shkak i këtij shpërthimi nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërrritur menjëherë shërbimi zjarrfikës, por edhe policia.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Kujtojmë se, pak ditë më parë, një tjetër rast i rënies së zjarrit u regjistrua në Shkodër i përmasave shumë të mëdha, ku nga flakët u përfshi i gjithë tregu i rrobave të përdorura në lagjen Perash.