Shpërthen Lotito: Lazio po bëhet kurban, ky sistem nuk garanton besueshmëri

“Jemi përdhunuar, skuadra është tmerruar, ka pësuar traumë psikologjike”: Claudio Lotito i çon gjërat më tej në konferencën për shtyp pas Lazio-Milan. Presidenti I bardhekaltërve nuk përmbahet:

“Kur një sistem nuk garanton më besueshmëri, i drejtohesh përgjegjësve për zbatimin e ligjeve. Cilat zyra do t’u drejtohemi? Atyre që drejtohen të gjithë qytetarët kur ka shkelje të ligjeve dhe rregulloreve”.

“Kjo ishte ‘historia e një vdekjeje të parathënë’. Nuk është hera e parë. Kur situata të caktuara ndodhin vazhdimisht, vlerësimi i meritave sportive humbet. Ose sistemi është në gjendje të korrigjohet në autonomi totale, ose duhet ti drejtohemi një pale të tretë”, thotë Lotito.

“Ne shtruam problemin e largimit nga sistemi i futbollit – shton Lotito, duke zgjeruar diskutimin -. Nuk ka lumturi në Ligën Serie A, a keni parë ndonjëherë një sistem ku vendosni para dhe të tjerët vendosin për ju? Ky system përdoret vetem ne Serie A. Ne duam ta bejme sistemin transparent me reforma, per t’i bere duhen numra, por nese nuk keni numrat per te bere reforma, cfare po beni ne sistem? Ndryshoni gjërat? Pra dilni nga sistemi”.

I pyetur se çfarë mendonin në dhomat e UEFA-s për ndeshjen e mbrëmshme, Lotito ngre supet: “Nuk e di, me sa di ne te Lazio shihemi si një situatë e veçantë, brenda sistemit të përgjithshëm europian”.

LOTITO PËR TV ZYRTARE TË LAZIO “Nuk kam pare kurre nje ndeshje kaq te gjykuar keq, po të vazhdonte ndeshja ne do te kishim mbetur me 7 veta dhe do te kishim humbur në tavolinë… Çështja që duhet të shtrohet është se problemi qe nuk është i Lacios, Lazio është koka e turkut, faktet flasin vetë”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.