Shpërthen një granatë dore në Mitrovicë të Veriut, 2 të plagosur. EULEX dhe KFOR në vendngjarje

73c5ad1f375c40b8abd709f8a3ef775e
Një granatë dore ka shpërthyer në Mitrovicë të Veriut pak para mesnate, duke plagosur 2 persona. Sipas mediave në Kosovë, granata është hedhur në afërsi të një hoteli, ndërsa nga shpërthimi janë dëmtuare dhe 7 automjete që ishin aty pranë.
Në vendngjarje, përveç Policisë së Kosovës kanë shkuar edhe pjesëtarët e EULEX-it dhe KFOR-it.
Nuk dihet ende autori apo autorët e kësaj ngjarje dhe po ashtu as motive.