Shpërthen vullkani në malin Marapi të Indonezisë, humbin jetën 11 persona, zhduken 12 të tjerë
Njëmbëdhjetë alpinistë humbën jetën dhe 12 të tjerë janë zhdukur pas shpërthimit të malit Marapi të Indonezisë.
Autoritetet bën me dije se 75 persona kanë qenë në zonë në momentin kur ka shpërthyer vullkani në Sumatrën Perëndimore.
“Janë 26 persona që nuk janë evakuuar, ne kemi gjetur 14 prej tyre, tre u gjetën të gjallë dhe 11 u gjetën të vdekur”, tha Abdul Malik, kreu i Agjencisë së Kërkimit dhe Shpëtimit Padang.
Një re e madhe hiri vullkanik u përhap në qiell ditën e dielë (3 dhjetor), makina dhe rrugë të mbuluara me mbeturina.
Po ashtu, një shpërthim i vogël ditën e sotme (4 dhjetor) detyroi punonjësit e shpëtimit të pezullonin operacionet e tyre.
Indonezia ndodhet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrit” e Paqësorit dhe ka 127 vullkane aktive, sipas agjencisë së vullkanologjisë së vendit, duke përfshirë malin Marapi prej 2,891 metrash (rreth 9,500 ft).
Mali Marapi, i cili aktualisht është në nivelin e dytë të alarmit të shkallës paralajmëruese me katër shkallë të Indonezisë, është ndër vullkanet më aktivë në Sumatra.
Shpërthimi më vdekjeprurës i njohur i vullkanit, në vitin 1979, vrau 60 njerëz.