Shpërthim i fortë në një restorant në Kinë, 2 viktima dhe mbi 20 të plagosur

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 20 janë plagosur pas një shpërthimi që në një restorant në provincën Hebei të Kinës.

Sipas raporteve shtetërore, një rrjedhje gazi mund të ketë shkaktuar shpërthimin në Sanhe.

Videot që qarkullojnë në internet treguan shtëllunga të mëdha tymi në rrugë, ndërsa ndërtesat dhe makinat pranë restorantit po ashtu pësuan dëmtime.

Kina është përballur me një sërë incidentesh vdekjeprurëse të shkaktuara nga rrjedhjet e gazit në vitet e fundit.

Qershorin e kaluar, një shpërthim gazi në një restorant në rajonin veriperëndimor Ningxia vrau 31 persona. Pas atij shpërthimi, rregullatorët e tregut kinez lëshuan udhëzime të detajuara mbi përdorimin e pajisjeve me gaz dhe sobave për të shmangur rreziqet e sigurisë./ CNN

/rtsh.al/

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.