Shpërthim në Prishtinë, dyshohet se është hedhur një granatë dore, nuk ka të lënduar
Një shpërthim ka ndodhur këtë të premte (12 prill) në Prishtinë, ku si pasojë janë dëmtuar 6 automjete ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për asnjë person të lënduar.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci konfirmoi se bëhet fjalë për shpërthimin e një granate dore.
“Rreth orës 07:00 kemi marrë informacion për një shpërthim në rrugën ‘Zekirja Cana’ në Prishtinë. Nga informacionet e para bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit 6 vetura janë dëmtuar, ndërsa nuk raportohet për pasoja në njerëz”, – theksoi ai.
Borovci theksoi se policia ka ndërmarrë veprimet e duhura për zbulimin e motiveve të ngjarjes, ndërsa shtoi se gjatë këqyrjes së vendngjarjes u bllokua lëvizja e automjeteve në atë zonë.