Shpërthim në Prizren, plagosen nëntë persona në një treg të gjësë së gjallë
Nëntë persona janë plagosur në orët e para të kësaj të mërkure si pasojë e shpërthimit të një granate dore në një treg të gjësë së gjallë në Prizren të Kosovës.
Pesë prej këtyre personave janë dërguar në qendrën klinike universitare të Prishtinës, për shkak të plagëve të marra në qafë dhe gjoks, ndërsa të tjerët u larguan nga spitali i rajonal i Prizrenit pas marrjes së trajtimit mjekësor atje.
Ndërkohë, policia e Kosovës bëri të ditur se janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim tre persona që kanë lidhje me incidentin, motivi i të cilit ende nuk është i ditur.