Shpërthimet e biperave, shefi i të drejtave të njeriut në OKB-së bën thirrje për hetim ndërkombëtar
Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut po bën thirrje për një hetim të pavarur mbi shpërthimet masive nga biperat shpërthyes në Liban dhe Siri.
Volker Türk tha në një deklaratë të mërkurën se “frika dhe terrori i lëshuar është i thellë” dhe u kërkoi liderëve botërorë të ngrihen “në mbrojtje të të drejtave të të gjithë njerëzve për të jetuar në paqe dhe siguri”.
Türk tha se shënjestrimi i mijëra njerëzve – qofshin civilë apo anëtarë të grupeve të armatosura – pa dijeninë se kush i mbante pajisjet ose ku ishin ato, shkel ligjin ndërkombëtar.
Deklarata nuk i referohej se kush mund të jetë përgjegjës për shpërthimet e së martës.
“Mbrojtja e civilëve duhet të jetë përparësia kryesore,” tha ai, duke aluduar për dhunën vdekjeprurëse në Lindjen e Mesme pas sulmeve të 7 tetorit në Izrael. “De-përshkallëzimi është sot më vendimtar se kurrë.”