Shpërthimi i biperave në Liban, SHBA: Po mbledhim informacione, nuk jemi të përfshira

“Shtetet e Bashkuara nuk ishin të përfshira dhe nuk e dinë se kush është përgjegjës”, kështu ka deklaruar zëdhënësi i DASH, Methju (Mattheë) Miller, pak pas shpërthimit të qindra biperave në të gjithë Libanin dhe në pjesë të Sirisë të martën, duke vrarë të paktën tetë persona, përfshirë anëtarë të grupit militant Hezbollah dhe një vajzë, si dhe duke plagosur ambasadorin Iranian.

“Ne po mbledhim informacione për këtë incident. Unë mund t’ju them se SHBA nuk ishte e përfshirë në të. SHBA nuk ishte në dijeni të këtij incidenti paraprakisht. Ne po mbledhim informacione në të njëjtën mënyrë si gazetarët në të gjithë botën, për të mbledhur fakte rreth asaj që mund të ketë ndodhur,” tha Miller.

Në përgjigje të një pyetjeje, Miller tha se Shtetet e Bashkuara ishin gjithmonë të shqetësuara për çdo incident që mund të rrisë tensionet në Lindjen e Mesme dhe i kërkoi Iranit të mos përfitojë nga asnjë incident për të rritur jostabilitetin.

Të paktën tetë persona u vranë dhe rreth 2750 u plagosën kur biperët e përdorur nga anëtarët e Hezbollahut – përfshirë luftëtarët dhe mjekët – shpërthyen njëkohësisht në të gjithë Libanin.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.