E ardhmja e sulmuesit shqiptar Armando Broja mbetet në pikëpyetje. Fulham ka pak gjasa që ta kthejë huazimin e Armando Broja nga Chelsea në një marrëveshje të përhershme këtë verë pas shpërthimit të Rodrigo Muniz në Premier League gjatë gjysmës së dytë të sezonit.
Broja, 22 vjeç, u huazua te skuadra e Marco Silvas në ditën e fundit të janarit në një paketë me vlerë 4 milionë paund në varësi të paraqitjeve të tij gjatë kohës së tij në “Craven Cottage”, por ndikimi i tij ka qenë i kufizuar pasi sulmuesi kryesor i skuadrës londineze ka qenë Muniz.
Ndërkohë, Broja ende nuk ka nisur një ndeshje si titullar që nga ardhja e tij në Fulham dy muaj më parë. Ai ka nisur ndeshjen nga pankina katër herë, por paraqitja e tij më e gjatë në fushë ishte 16-minuta kundër Burnley-t në debutimin e tij.
Sulmuesi u rikthye në kombëtaren shqiptare gjatë pushimit ndërkombëtar, duke u futur në lojë nga stoli në humbjen ndaj Kilit dhe më pas duke u nisur titullar sfidën kundër Suedisë. Broja synon që të jetë pjesë e kombëtares shqiptare në fazën finale të Euro 2014 këtë verë.
Në fillim të merkatos së janarit, Chelsea kishte vendosur një çmim prej 50 milionë paundësh për Brojën kur ata vlerësuan vlerën e tij në krahasim me tregun. Londinezët e çuan në huazim te Fulham, por marrëveshja nuk përfshinte një opsion apo detyrim për të blerë këtë verë.
Super Liga Zviceriane ka një “zot” dhe ai quhet Xherdan Shaqiriri. Në moshën 33-vjeçare fantazisiti…
Më 3 shkurt, Federata Italiane e Futbollit (FIGC) do të zgjedhë presidentin e ri dhe…
Një lajm i keq vjen për Realin e Madridit në prag të ndeshjes së Champions…
‘’Koka e një gruaje’’,(Gordina de groot), është piktura e impresionistit Vincent van Gogh, që mbeti…
Me gjithë inkurajimin dhe mbështetjen e shtuar ndër vite për ta denoncuar dhunën me bazë…
Interpretime, këngë, valle dhe ngjyra kuq e zi ishin pjesë e festës në gjimnazin “Jordan…
This website uses cookies.