Shpërthimi i vullkanit, Islanda kalon në gjendje emergjence, digjen me qindra banesa

12ff296a15d64606b88a7e5e7097de69

12ff296a15d64606b88a7e5e7097de69

Qeveria e Islandës ka shpallur gjendjen e emergjencës në vend pas shpërthimit të fundit të vullkanit në gadishullin Reykjanes. Shpallja e gjendjes së emergjencës është niveli më i lartë në vend që sinjalizon kërcënimet për jetën e njerëzve, pronave dhe mjedisit.

Nga shpërthimi vullkanik janë dëmtuar edhe muret mbrojtëse të vendosura në qytetin Grindavik duke bërë që me qindra banesa të digjen dhe dëmtohen dhe me mijëra banorë të evakuohen.

Qeveria e Islandës do të mblidhet më 15 janar për të marrë masat lidhur me strehimin e banorëve të evakuuar dhe përballimin e situatës që është krijuar në vend.

Presidenti i Islandës Gudni Johannesson e cilësoi situatën të paparashikuar, ndërsa u bëri thirrje njerëzve të ndihmojnë njëri-tjetrin.

“Komunitetet të qëndrojnë së bashku dhe të kenë dhembshuri për ata që nuk mund të jenë në shtëpitë e tyre. Shpresoj që situata do të qetësohet, por çdo gjë mund të ndodhë”, tha Johannesson.

Edhe kryeministrja islandeze Katrín Jakobsdóttir tha se banorët e prekur nuk do të braktisen në këtë situatë të vështirë.

“Sot është një ditë e zezë për Grindavik dhe sot është një ditë e zezë për të gjithë Islandën, por dielli do të lindë përsëri. Së bashku do të përballemi me këtë tronditje dhe çfarëdo që të ndodhë. Mendimet dhe lutjet tona janë me ju”, u shpreh ajo.

Shpërthimi i 14 janarit 2024 është i pesti që ka ndodhur përgjatë gadishullit Reykjanes që nga viti 2021. Islanda ndodhet mbi atë që njihet si Ridge Mid-Atlantic, kufiri midis pllakave tektonike Euroaziatike dhe Amerikës së Veriut dhe ka 33 sisteme vullkanike aktive./ BBC

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.